Kreu aktual i kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një letër Kryetarit të Parlamentit Britanik, John Bercow.
Meta shprehet se është thellësisht i trishtuar dhe dënon sulmet në Britani. “Thellësisht i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjeter sulm terrorist në Britani. Shqiptarët përkrah popullit britanik në luften kundër terrorizmit. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Së bashku me qytetarët e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare”, shpehet Meta.
Kujtojmë që në Londra mbrëmë u trondit nga tre sulme terroriste ku mbetën të vdekur 7 persona dhe 3 atentatorët u ekzekutuan nga policia. (J.V/Shuplaka)