Londra mbrëmë u trondit nga tre sulme terroriste ku mbetën të vdekur 7 persona dhe 3 atentatorët u ekzekutuan nga policia.
Ndaj këtyre sulmeve ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ministri i jashtëm Ditmir Bushati . Në postimin e tij ai ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin britanik ku nthekson se shteti shqiptarë do ta mbështes Mbretërin e Bashkuar në luftën kundër kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Jemi të gjithë të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqyetetet e Europës. Londrës i’u desh të përballej mbrëmë me një tjetër sulm barbar. Ngushëllimet tona popullit britanik. Shipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, u shpreh Bushati. (S.SH/Shuplaka)