18:15 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Reagon Beqaj ndaj Bashës: Programi yt rrënon pagat e punonjësve në sistemin shëndetësor me 13,4 miliardë lekë

13:39 | 04/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Beqaj ndaj Bashës: Programi yt  rrënon pagat e punonjësve në sistemin shëndetësor me 13,4 miliardë lekë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka reaguar me anë të postimi në rrjetet sociale .

Ai shkruan se taksa e sheshtë 9% e propozuar nga Lulzim Basha, do tu marrë rreth 13,4 miliardë lekë, rreth 13700 infermierëve.

Këto akuza të ish-ministrit të shëndetësisë vijnë në një moment kur kreu i opozitës Basha është shprehur se do të jetë kryeministër ekonomisë.

Postimi i plotë

Taksa e sheshtë 9 % rrezikon t’u marrë në katër vitet e ardhshme rreth 13700 infermiereve dhe infermierëve rreth 13,4 miliardë lekë.

Me taksën e sheshtë 9 % të propozuar, Lulëzim Basha do t’u marrë nga xhepat 6800 infermierëve të kujdesit shëndetësor parësor në 4 vjet 7 miliardë lekë.
Paga mesatare mujore e një infermieri/infermiere në kujdesin shëndetësor parësor është rreth 440 mijë lekë.
Aktualisht sipas taksës së ndershme, taksa mbi pagën është rreth 18 mijë e dyqind lek në muaj. Pra cdo infermier taksohet 4,1 % mbi pagën. Lulëzim Basha ka deklaruar se nëse do të jetë ai kryeministër taksa do të jetë 9 %. Sipas llogaritjeve taksa mbi pagën do të jetë 40 mijë lekë në muaj. Pra, Lulëzim Basha do të rrisë taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor parësor rreth 2,2 herë. Çdo infermier do të duhet të paguajë 21 mijë lekë më shumë çdo muaj apo 250 mijë lekë më shumë në vit, apo 1 milionë lekë e 20 mijë lekë më shumë në 4 vjet, nëse do të zgjedhin Lulëzim Bashën.

Me taksën e sheshtë 9 % të propozuar, Lulëzim Basha do t’u marrë nga xhepat 6900 infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor në 4 vjet 6,4 miliardë lekë.
Paga mesatare mujore e një infermieri/infermiere në kujdesin shëndetësor spitalor është rreth 494 mijë lekë.
Aktualisht sipas taksës së ndershme, taksa mbi pagën është rreth 25 mijë e dyqind lek në muaj. Pra cdo infermier taksohet 5,1 % mbi pagën. Lulëzim Basha ka deklaruar se nëse do të jetë ai kryeministër taksa do të jetë 9 %. Sipas llogaritjeve taksa mbi pagën do të jetë 44 mijë lekë në muaj. Pra, Lulëzim Basha do të rrisë taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor rreth 1,8 herë. Çdo infermier do të duhet të paguajë 19 mijë lekë më shumë çdo muaj apo 230 mijë lekë më shumë në vit, apo 920 mijë lekë më shumë në 4 vjet, nëse do të zgjedhin Lulëzim Bashën.

Prandaj infermieret dhe infermierët kanë shumë për të humbur nëse #PartiaSocialiste? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam????me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie

 

Ndërkohë gjatë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Beqaj, ka qenë shumë herë i akuzuar nga ana e PD, për koncesionet e dhëna në sistemin shëndetësor. (S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Ilir Beqajlulzim basahsistemi shendetesor
Pas

Qeveria e mban të fshehtë, në Sarandë ka shpërthyer antraksi

Para

Braimllari nga Durrësi: Ulje taksash dhe vende të reja pune, LSI forcë e parë

Para
Braimllari nga Durrësi: Ulje taksash dhe vende të reja pune, LSI forcë e parë

Braimllari nga Durrësi: Ulje taksash dhe vende të reja pune, LSI forcë e parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK i komunikoi akuzën, reagojnë avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, deri më sot prokuroria pa asnjë provë

Menaxhimi i plazheve, Rama publikon fotot: Çdo ditë në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Tragjike në Krujë, babai përplas aksidentalisht për vdekje vajzën 4-vjeçare

Digjet një makinë në autostradën Vlorë–Fier, shpëtojnë pasagjerët

Aksidentohet çifti i bashkëshortëve në Dibër, humb jetën gruaja

Ukraina dhe Izraeli bashkojnë forcat kundër Iranit, ministri i jashtëm ukrainas: Moska dhe Teherani përbëjnë rrezik për sigurinë globale

Përplasen dy makina në Dimal, lëndohen dy fëmijë 8 dhe 12 vjeç

Digjen 200 hektarë në Parkun e Lurës, kërkohet evakuimi i barinjve, staneve, bagëtisë e bletëve

U transportua tek spitali i Traumës në Tiranë, humb jetën gruaja që pësoi aksident në aksin Peshkopi-Luzni

Departamenti Amerikan i Shtetit hap një hetim për vizat e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.