Kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka bërë të ditur se cilët janë 2 kundërshtarët që duhen mundur në zgjedhjet e 25 qershorit.
Me anë të një statusi të publikuar në “Facebook”, Vasili ka postuar një foto ku shkruhet se dy kundërshtarët që duhet t’i mundin këto zgjedhje janë vetëm dy: varfëria dhe papunësia.
“Kemi dy kundërshtare që duhet t’i mundin këto zgjedhje. Ato janë vetëm dy: varfëria dhe papunësia. Duhet t’i mposhtim patjetër ato”, shkruan Vasili. (J.V/Shuplaka)