20:26 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Trukimet, Prokuroria merr në pyetje Ardian Takajn në cilësinë e dëshmitarit

16:02 | 04/06/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trukimet, Prokuroria merr në pyetje Ardian Takajn në cilësinë e dëshmitarit

Për llogari të hetimit të nisur me iniciativë të saj, prokuroria ka pyetur për disa orë në prokurori   Presidentin e klubit sportiv Skendërbeu, Ardian Takaj. Mësohet se pyetja e tij është bërë me cilësinë e dëshmitarit, vetëm pak ditë pasi u pyetur ish-trajneri i ekipit Mirel Josa dhe tre futbollistët e këtij ekipi. 

Prokuroria e Tiranës merr në pyetje presidentin e klubit sportiv Skëndërbeu, Ardian Takaj. 

Abc news ka mësuar se presidenti Takaj është marrë në pyetje nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ndini Tavani, për llogari të hetimit të nisur për trukime të ndeshjeve sportive. Mësohet se Takaj nuk ishte i shoqëruar nga avokati, pasi pyetja e tij është bërë me cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Burimet pranë organit ta akuzës, nuk japin detaje për deklarimet e Takajt, por thonë se ka mbajtur një qëndrim mohues të zërave se ai apo ekipi i tij ka trukuar ndeshjet e futbollit. Sipas akuzës, thuhet se Takaj ka pretenduar se në asnjë rast ai apo drejtues të tjerë të klubit të kenë influencuar te ekipi i futbollit për të toleruar apo trukuar ndeshjen duke paracaktuar rezultatin. Këtë qëndrim, Takaj mësohet se ka mbajtur si për ndeshjet e kampionatit shqiptar ashtu edhe për ndeshjet që Skëndërbeu ka zhvilluar në kompeticionet sportive të Kupës së Europës dhe Ligës së Kampionëve gjatë vitit 2016.

Pak ditë më parë po për llogari të këtij hetimi, prokurorët kanë pyetur edhe ish-trajnerin Mirel Josa që ka drejtuar klubin për disa vite dhe për kohën kur dyshohet se janë trukuar ndeshjet sportive. Veç trajnerit në prokurori janë pyetur edhe tre futbollistët, kapiteni Ergest Shehi dhe dy mbrojtësit Marko Radas dhe Bajram Jashanica, të cilët kanë qenë në çdo formacion ndeshjeje. Edhe këta dëshmitarë, të pyetur në prorkurori kanë mohuar se kanë qenë të instruktuar për të shitur ndeshjen apo kanë paracaktuar rezultatin me tolerim gjatë garës sportive. 

Hetimet e prokurorisë, mësohet se kanë nisur me iniciativë të saj pas publikimit në media të raportit të Komisionit të Disiplinës dhe Apelit në UEFA. Në total, në raport dyshohet se janë trukuar 53 ndeshje në gjashtë vitet e fundit, mes tyre 41 në kampionatin shqiptar. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: ardian takaj
Pas

Meta habit në Kukës, i bie daulles (VIDEO)

Para

Rama ironizon në Komunikimin Javor: Kë do bëni kryeministër? Lulin, Petritin apo Benin?

Para
Rama ironizon në Komunikimin Javor: Kë do bëni kryeministër? Lulin, Petritin apo Benin?

Rama ironizon në Komunikimin Javor: Kë do bëni kryeministër? Lulin, Petritin apo Benin?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.