Duket se krisja e marrëdhënies mes Xhakës dhe De Biassit nuk do të rregullohet. Pas ftesës që De Biassi i bëri futbollistit për të kërkuar ndjesë në mënyrë që marrëdhënia e tij të rregullohet dhe ai të rikthehet në ekip, Xhaka ka deklaruar për “Panorama Sport” se nuk ka asnjë arsye për të kërkuar ndjesë
“Nuk kam asnjë arsye pse të kërkoj ndjesë”, ka thënë Xhaka.
Në lidhje me deklaratat e Trajnerit, i cili u shpreh ndër të tjera se Xhaka nuk ka bërë asgjë për t’u rikthyer, Xhaka tha se nuk çfarë thotë se ato janë fjalët e trajnerit dhe nuk komenton.
“Janë vetëm fjalë të tij. Nuk kam çfarë të them më shumë rreth tyre”, ka deklaruar ai
Taulant Xhaka ishte ndër mesfushorët kryesorë të Kombëtares deri në momentin që u përplas me De Biassin. Duket se për sa kohë trajner i ekipit tonë të jetë tekniku Italian ai nuk do të kthehet në Kombëtare.
Dje, gjatë konferencës për shtyp, De Biassi e ka komentuar rastin e mesfushorit të Bazelit si një vetëpërjashtim dhe si një mosrikthim pas të lojtarit për vendimin e ndërmarrë nga ai gjatë grumbullimit në Itali.
(B.H/Shuplaka)