13:10 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Përlotet Mariza Ikonomi: Nuk besoj se do njoh dikë si ai

18:13 | 04/06/2017
në ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përlotet Mariza Ikonomi: Nuk besoj se do njoh dikë si ai

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi u ngjit në skenë me Françesk Radin 23 vjet më pare për të kënduar këngën që do t’i ndryshonte jetën. “Telefonatë zemrash” i dha mundësinë Marizës 10 vjeçe të këndonte në një festival ku konkurronin artistët që kishin vite në skenë, siç ishte edhe Françesk Radi.

Ndarja nga jeta e Radit në prill, la shumë dhembje tek bashkëshortja Tefta, por edhe tek kushdo që e njihte dhe e vlerësonte, mes tyre edhe Mariza Ikonomi, që tashmë e kujton miqësinë me kantautorin si diçka të papërsëritshme. E ftuar tek “E Diell”, Mariza Ikonomi u përlot kur Krasta i kujtoi si Françesk Radi pati besim tek talenti i saj kur ajo ishte ende fëmijë. Ajo kujtoi si asokohe, Françesk Radi e kishte bërë të besonte tek aftësitë e saj, duke komunikuar me të si një artiste e vërtetë.

 “Nuk besoj se do të njoh dikë si Françesk Radi. Ishte një njeri i drejtë. Edhe pse e vogël, më ka trajtuar gjithmonë si të rritur, si artiste, edhe pse unë isha e vogël dhe s’mund të quhesha artiste.”

Sot, dy muaj pas vdekjes, ajo e kujton me mall. “Më mungojnë këshillat e tij, kafetë me të. Ishte një njeri i rrallë. Ishte artist; nuk kam fjalë për ta kujtuar.” Në një intervistë për Rudina Magjistarin në nëntor, Mariza tregoi se po mendonin të realizonin bashkë një duet të dytë, por kjo nuk u përmbush për shkak të një hemorragjie celebrale që i mori atij jetën në moshën 67-vjeçare këngëtari. (S.SH/Shuplaka)

 

 

Pas

Rama dhe Braçe sulmojnë drejtorin e LSI-së: Nxjerr në ankand pronat e qytetarëve, vëri gishtin kokës (VIDEO)

Para

Ylli i Real Madrid nuk feston me skuadrën, ikën i vetëm dhe para kohe nga stadiumi

Para
Ylli i Real Madrid nuk feston me skuadrën, ikën i vetëm dhe para kohe nga stadiumi

Ylli i Real Madrid nuk feston me skuadrën, ikën i vetëm dhe para kohe nga stadiumi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania

Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, momenti i duhur për të kaluar pishtarin”, Rama: Integrimi do të ishte arritje personale

“Hoqe Dash Sulën, vure Ilir Metën”, Balla “shpërthen” ndaj Berishës

Seuli: Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi së shpejti

Mberrijnë në Gaza kamionët me ndihma të OKB-së

Gjermania në borxhe rekorde! Parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në 2029

Trump kërkon anulimin e gjyqit ndaj Netanyahut në Izrael

Vodhi 10 biçikleta dhe motomjete elektrike, arrestohet një person në Tiranë

Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”, shkak mungesa e dy avokatëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.