Kryeministri Edi Rama nga Poliçani ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që pretendojnë që të komprometojnë maturantët me tezat, në këmbim të votës së tyre dhe familjarëve.
Rama u bëri thirrje të gjithë atyre që sipas tij gjenden përballë kësaj oferte mashtruese që mos të bjenë pre e këtyre skemave dhe theksoi më tej se nuk mund të ketë më raste të tilla, pasi procesi i Maturës Shtetërore është i survejtuar dhe tezat janë të supersekretuara.
“Sot në mëngjes lexova me trishtim një lajm që maturantëve kanë filluar t’u ofrohen kopja e tezave të Maturës Shtetërore në këmbim të parave dhe kartave të identitet për familjarët e tyre. I them maturantëve dhe prindërve se kushdo që ju ofron këtë është në mashtrim. Pasi tezat e Maturës janë të supersekretuara, që askush s’mund t’i ketë e jo më t’i nxjerrë në pazarin e votave. Së dyti dua t’i them të gjithë atyre që gjenden para kësaj ofertë mashtruese që jo vetëm të refuzojnë, por të kuptojnë se mjafton një ofertë e tillë që shkel dinjitetin e prindërve, për të refuzuar ofruesen dhe për të t’ju bashkuar PS, dhe për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë iluzionit se shkolla mund të merren me kopje, dhe Shqipëria mund të mbahet peng me kopje. Miqtë e mi dua t’ju them se tani është koha që ne të shtrihemi më tutje, nga qendrat e qyteteve, nga rrethi ku kemi bërë kaq shumë transforimi, në zonat rurale të bashkive të reja. Amanet grave dhe vajzave të Poliçanit, pasi besoj se është e patolerushme dhe krejtësisht e pagëlltitshme se në 2017-ën se një parti që kërkon të ndërtojnë një Republikë të Re, paraqet në listën e saj vetëm burra. Duhet të bashkohen të gjitha gratë, nënat e gjyshet”, tha Rama. (J.V/Shuplaka)