Edhe në këtë kohë fushate deputeti Erion Braçe gjen kohën për t’u kujdesur për look-un e tij. Madje ai publikon edhe foto gjatë momentit ku berberi kujdeset për të. Kjo foto është shkrepur në zonën e Divjakës ku Braçe ka pozuar i sapoqethur.
I veshur me këmishë me dizenjo dhe pantallona të bardha, nuk mungon as edhe buzëqeshja e tij në këtë foto. Por mesa duket edhe vëmendja nuk i ka shkuar e gjithë deputetit por atij që ndodhet pas krahëve të tij.
Prapa krahëve të Braçes shfaqet një djalë i ri, shumë në formë, më mjekër shumë të gjatë, me tatuazhe dhe flokë në ngjyrë të verdhë që bën shumë përshtypje në këtë foto.
Me plot gojë mund të themi që berberi është një alamet kingu që fillimisht ashtu siç qëndron pas Braçes të jep idenë e një montazhi të mundshëm, por jo, është një foto reale, e shkrepur në kohë fushate. (J.V/Shuplaka)