DENONCIMI i Mehmetajt: Nxënësve iu premtohet fshirja e mungesave në rast se votojnë për PS-në.
Deputetja Kejdi Mehmetaj është ndalur gjerë e gjatë në një përgjigje për ish-ministren e arsimit Lindita Nikolla. Mes rreshtave ajo ka denoncuar dhe fenomenin e blerjes së votive në gjimnaze. Sipas saj nxënësve iu premtohet fshirja e mungesave në rast se votojnë për PS-në.
‘’Ee nderuar zonjë, më mirë se unë e dini që asnjëri prej nesh në LSI nuk mund të premtojë teza apo nota provimesh, pasi ky është një proçes që e kontrolloni vetëm ju të PS.
Sikundër po ju paralajmëroj se do të kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të gjithë rastet e drejtuesve të gjimnazeve të Tiranës apo dhe qyteteve të tjera që premtojnë fshirjen e mungesave në këmbim të votës për partinë tuaj.
Për të gjitha sa më sipër jam e gatshme të përballem me ju në një debat televiziv,të cdo formati që dëshironi, për t’jua bërë dhe njëherë të qartë shqiptarëve se çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi angazhimin tonë në reformën në arsimin e lartë është përpjekje e dëshpëruar dhe e pavlerë.
Me dashamirësi I uroj suksese të gjithë maturantëve sot në provimin e tyre të parë dhe ju siguroj se me votën tuaj për LSI në 25 qershor I hapni rrugën përfaqësimit dinjitoz dhe punës konkrete për një sistem arsimor cilësor’’, deklaron Mehmetaj.
Nuk dihet cila do të jetë përgjigja e Nikollës po një gjë është e qartë me nxënësit është abuzuar dhe abuzohet përherë në raste fushatash. (E.K/SHUPLAKA)