08:05 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Vlahutin: Aplikacion nga BE që të denonconi çdo abuzim gjatë fushatës elektorale

16:00 | 05/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vlahutin: Aplikacion nga BE që të denonconi çdo abuzim gjatë fushatës elektorale

“Blerja e votës dhe presionet nga familjarët apo kushdo tjetër janë të papranueshme”.

Kështu u shpreh nga Shkodra ambasadorja e BE Romana Vlahutin gjatë një takimi me Shoqërinë Civile në zyrën e informimit të BE-së:

“Çfarëdo lloj transaksioni që mund të jetë për blerjen e votës apo çfarë do lloj abuzimi tjetër për zgjedhjet e 25 qershorit janë të papranueshme bashkë me presionet nga familjarët tuaj apo kushdo tjetër. Zgjedhjet parlamentare janë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me atë që ku duan ta shohin Shqipërinë njerëzit pas 4 vitesh.

Kemi përparësi në monitorimin e lëvizjeve të parave nëse ka abuzime dhe po ashtu lëvizjet që bëhen në administratën publike. Jemi përpjekur që me të gjitha mundësitë e mundshme të krijojmë kushtet për të denoncuar abuzimet.

Në një shtet demokratik sovrani është populli dhe kjo është shumë e rëndësishme për ju por edhe për shtetin tuaj. Me rëndësi është edhe për në për të parë se sa demokratik është sistemi në Shqipëri dhe funksionimi i institucioneve ka rëndësi për integrimin e vendit tuaj në BE”.

Ambasadorja e BE tha se qytetarët nuk duhet të ngatërrohen nga gjuha në publik e diplomatëve sepse Vlahutin u shpreh se ka të gjithë informacionin se çfarë po ndodh në Shqipëri:

 “Mos u ngatërroni nga gjuha jonë. Kemi informacion të thellë për çfarë po ndodh në vend. Ndaj edhe kemi përparësitë për të cilat flasim. Janë të rëndësishme vërejtjet dhe qasjet tuaja. Jemi këtu për të asistuar Shqipërinë dhe ta ndihmojmë që të zhvillojë institucionet e veta në mënyrë që të jetë pjesë e BE. Do ketë nga ana jonë një aplikacion për celularët ku çdo kush mund të çojë një foto apo informacion për çdo abuzim të mundshëm gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet”.

Gjatë takimit ambasadorja Vlahutin mori disa prej shqetësimeve të Shoqërisë Civile në Shkodër që nisin që nga shit-blerja e votës dhe deri tek diskriminimi i komuniteteve të ndryshme.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: aplikacionromana vlahutinshitblerjavota
Pas

SHBA,të shtëna në Orlando, raportohet për 5 të vdekur

Para

Edi Rama shfrytëzon shtatlartësnë e tij në raport me Braçen, shihni çfarë shkruan për opozitën (FOTO)

Para
Edi Rama shfrytëzon shtatlartësnë e tij në raport me Braçen, shihni çfarë shkruan për opozitën (FOTO)

Edi Rama shfrytëzon shtatlartësnë e tij në raport me Braçen, shihni çfarë shkruan për opozitën (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.