Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Forca Rinia, e cila kërkon ç’rregjistrimin e Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane.
Partia “Forca Rinia” me në krye Dritan Brokën, ka dorëzuar 5 ditë më parë kërkesën ankimore në Gjykatën e Apelit, ku akuzon se regjistrimi i PD dhe PR është antiligjor.
Mirëpo përfaqësuesit e Partisë Demokratike, kërkuan rrëzimin e kësaj kërkese me pretendimin se Forca Rinia nuk është subjekt zgjedhor.
Në fakt PD i dorëzoi listat e kandidatëve për deputetë rreth 50 minuta me vonesë, mesnatën e 27 majit. Për më tepër të paplota. Kujtojmë se nën siglën e PD-së do të kandidojë edhe Partia Republikane.(D.D/Shuplaka)