Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç e ka konfirmuar përplasjen ndërmjet presidentit kosovar Thaçi dhe atij të Serbisë, në Slloveni.
Sipas ministrit serb, Vuçiçi tregoi se Serbia e dëshiron paqen dhe stabilitetin duke mos e lënë askënd ta cënojë shtetin e Serbisë.
“Presidenti Vuçiç u ka treguar të gjithëve se Serbia është për paqe, stabilitet dhe pajtim, dhe nuk do të lejojë askënd që shteti serb të poshtërohet. Kjo është shpërlbimi që morri Serbi me zgjedhjen e Vuçiçit president”, tha Daçiç në një deklaratë për media, shkruan lajmi.net
Sipas ministrit serb, në samit çdo gjë shkoi mirë përderisa Thaçi nuk e mori fjalën, i cili sipas tij e sulmoi shtetin e Serbisë.
“Ai foli me nervozizëm dhe zemërim, dhe si rrallë herë u mbështet vetëm nga disa të ish-administratës së SHBA-së dhe nga zyrtarët shqiptarë”, tha ai.
Sipas Daçiç, Thaçi e ka akuzuar Serbinë se e ka imponuar gënjeshtrën për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.
“Kjo më pas solli reagimin e të tjerëve, duke përfshirë presidentin gjerman dhe atë maqedonas”, përfundoi Daçiç.
(M.D/Shuplaka)