03:36 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Droga në ish-depot e shtetit në Përmet,pronarët dallohen nga shenjat në thasë

20:11 | 05/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Droga në ish-depot e shtetit në Përmet,pronarët dallohen nga shenjat në thasë

Prokuroria e krimeve të rënda po verifikon si pronarë të mundshëm apo financues të kanabisit në tunelet e ish rezervave të shtetit në Përmet tre persona nga Tirana dhe një nga Tepelena.

Gjatë aksionit “Pagri 2017” në këtë zonë u gjet në ish-depot e shtetit një sasi prej 12 tonë kanabis. Nga dëshmitë e marra prej banorëve të zonës në fshatin ku u gjet kanabisi, por edhe referuar tabulateve telefonike të shtetasve të arrestuar, Prokuroria dyshon se tre sipërmarrës nga Tirana me aktivitet në pronësinë e lokaleve të ndryshme dhe pikave të basteve, mund të jenë financues të aktivitetit kriminal në Përmet.

Prokuroria për Krime të Rënda ka verifikuar se qeset dhe thasët e lëndës narkotike në Përmet kishin nga një shenjë dalluese, që mendohet se tregon edhe pronësinë e tyre.

Secila qese apo edhe thasët e mbushur me hashash, të cilët peshonin nga 5 deri 35 kilogramë kanabis, janë parë se kanë nga një vijë në formën e shenjës të vendosur në pjesën e jashtme të ambalazhit.

Shenja e vijës, e vendosur në qeset e thasët e mbushur me kanabis, ndryshon katër herë, sepse ka ngjyrë të kuqe, blu, jeshile dhe të bardhë në formën e shkronjës dhe vijëzimit.

Për këtë arsye, ka dyshime se lënda narkotike u përket 4 personave të ndryshëm, dy prej të cilëve mendohet se janë identifikuar plotësisht tashmë nga ana e Prokurorisë.

Dy prokurorët e Krimeve të Rënda po hetojnë këtë rast, ndërsa po verifikohen edhe veprimet e efektivave dhe zyrtarëve të Policisë së Gjirokastrës dhe Përmetit.

Ata dyshohet se nuk kanë bërë asnjë kontroll në godinën ku fshihej droga, e cila mendohet se është grumbulluar në një kohëzgjatje disamujore.

Ndërkohë magazinat në Pagri duket se kanë shërbyer për grumbullimin e kanabisit nga disa zona të Jugut të vendit dhe përgatitjen e saj për trafikim jashtë Shqipërisë. (S.SH/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: drogepermetProkuroria e Krimeve te Renda
Pas

Rama harron PD-në në Berat, vazhdon sulmet ndaj LSI-së: Kam mbyllur gojën kur hiqnin gratë socialiste nga puna

Para

Buffon nuk është i vetëm, ja yjet që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Champions League

Para
Buffon nuk është i vetëm, ja yjet që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Champions League

Buffon nuk është i vetëm, ja yjet që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Champions League

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.