Kapiteni i Turqisë, Arda Turan, ka rrahur një gazetar turk të gazetës Milliyet.
Ngjarja ka ndodhur në avionin e skuadrës, derisa bashkë-lojtarët e kanë ndaluar eskalimin e situatës mes yllit të Barcelonës dhe gazetarit.
Grindja mes Turan dhe gazetarit erdhi pasi ky i fundit e akuzoi se ishte fajtorë për dështimin e ekipit turk për të fitur përballë Maqedonisë, kjo ndeshje mbaroi 0-0.
Me sa duket atmosfera në kampin turk nuk është shum e mirë dhe kjo vetëm pak ditë para se kombëtarja turke të ndeshet me Kosovën në “Loro Boriçi”, e vlefshme për “Rusi 2018”.
Incidenti ka ndodhur derisa skuadra turke po udhëtonte në Triesta të Italisë për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen me Kosovën, shkruan NTVSpor.
Në Shkodër ekipi i Terimit do të arrijnë me 10 qershor.(B.H/Shuplaka)