Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha ka reaguar ndaj deklaratave të Drejtorëve të Burgjeve. Sipas tiij shkarkimet erdhën për forcimin e sigurisë në burgje. “Shkarkimet erdhën për forcimin e sigurisë në burgje. Siguria në burgje nuk lidhjet ermin e drejtorëve. Punonjësit paguhen edhe pse s’paraqiten. Shkarkimet janë bërë sipas rregullores.”, është shprehur Hoxha.
Duke iu kthyer përgjigje tre drejtorëve që e cilësuan shkarkimin të paligjshëm dhe të paprecedentë, Hoxha sqaron edhe arsyet e shkarkimit të tyre, që kanë bëjnë me fikjen e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, deri tek falsifikimi i hyrje-daljeve në këto institucione.
REAGIMI:
“Dëshirojmë të informojmë qytetarët se shkarkimet nga detyra të drejtuesve të IEVP, janë masa në funksion të forcimit të sigurisë në burgje, dhe në asnjë rast nuk rrezikojnë mirëfunksionimin e institucionit. Drejtorët e shkarkuar nga detyra, janë zëvendësuar menjëherë nga persona të deleguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në përputhje me Rregulloren e Burgjeve. Siguria në burgje nuk është e lidhur me emrin e drejtorit, por me zbatimin prej tij të ligjit dhe kryerjen e veprimeve në përputhje me ligjin.
Pas kontrolleve të ushtruara në disa IEVP, në përputhje të plotë me ligjin, Ministri i Drejtësisë ka pranuar propozimin për shkarkimin nga detyra të disa drejtuesve të IEVP-ve. Emërimi dhe shkarkimi i Drejtorit të IEVP është kompetencë ligjore e Ministrit të Drejtësisë dhe nuk mund të jetë kurrësesi i paligjshëm, përsa kohë është bërë në përputhje me nenin 20 të ligjit nr. 8328/1998, si dhe nenin 5 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve. Nga ana tjetër, shkarkimi nga detyra i një Drejtori të IEVP nuk ndodh për herë të parë, dhe për këtë arsye nuk mund të jetë as i paprecedent.
E paligjshme dhe e paprecedentë është:
– përdorimi i institucionit për qëllime politike;
– fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, duke krijuar bindjen e plotë për sjellje antiligjore brenda ambienteve të institucionit;
– shndërrimi i IEVP në institucione punësimi fiktiv, ku punonjësit paguhen, edhe pse evidentohet që nuk paraqiten në punë;
– dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat;
– falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion; apo
– moszbatimi i urdhrave të eprorit.
Është kjo sjellje e paprecedent dhe antiligjore, që cenon sigurinë në burgje dhe detyron Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të marr masa menjëherë sipas kompetencës që i njeh ligji, për të referuar rastin pranë Ministrit të Drejtësisë.
Secili prej drejtuesve të IEVP-ve të shkarkuara është njohur me detaje me motivet e shkarkimit, për shkak se, për herë të parë në praktikën administrative të Ministrisë së Drejtësisë, urdhrat e shkarkimit nga detyra, janë të shoqëruara me Relacion Shoqërues, ku evidentohen motivet dhe analiza ligjore, se ku mbështetet shkarkimi nga detyra.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon ish-Drejtuesit e IEVP që të ndjekin rrugën ligjore të kundërshtimit të urdhrit të Ministrit, dhe mirëpret deklarimin e tyre se do t’i drejtohen organit të Prokurorisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Arjan Hoxha, siguron qytetarët se është i vendosur të garantojë sigurinë në burgje, si dhe shpreh vendosmërinë se nuk do të lejojë në asnjë rast që IEVP të shndërrohen në institucione të partive politike apo favoreve për subjekte zgjedhore të caktuara. Z. Hoxha garanton se do të trajtojë me prioritet çdo informacion në këtë drejtim dhe do t’ia referoi rastin menjëherë Ministrit të Drejtësisë”.
Sjellim më vëmendje që ish-drejtorët e Burgjeve, shkarkuar të shtunën japin alarmin duke thënë se shkarkimi i tyre në fushatë elektorale synon keqpërdorimin e burgjeve nga partitë politikë.
”Motivacion i gënjeshtërt, tendencioz dhe i pafaktuar”, shkruajnë në deklaratën e përbashkët Etnor Krakulli i burgut Fier, Fatjon Fanaj i burgut ”Jordan Misja” në Tiranë dhe Ahmet Bala i burgut Rrogozhinë. Krakulli, Fanaj dhe Bala janë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. ”Me ane te kesaj deklarate, duam te denoncojme aktin e paligjshem dhe te paprecedent te shkarkimit tone. Diten e shtune, ne daten 3 qershor 2017 u njoftuam per te marre pjese ne nje mbledhje te zhvilluar me te gjithe Drejtoret e Burgjeve si dhe me Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve ne Ministrine e Drejtesise. Por pas perfundimit te kesaj mbledhje, u çuditem kur pame vetem ne media, lajmin per largimin tone nga detyra me motivacionin e perfshirjes sone ne ne fushaten elektorale. Ky motivacion eshte i pabaze, i genjeshtert, i pafaktuar dhe tendencioz. Per me teper ne keto momente eshte shoqeruar dhe me akte te tjera antiligjore proceduriale, per te cilat ne do te vijojme ndjekjen ne rruge ligjore. Eshte shqetesuese qe nje vendim i tille merret ne kete situate, kur institucionet te tilla qe ne drejtojme ndodhen aktualisht pa drejtues, cka te ben te mendosh se ky veprim nuk eshte i rastesishem dhe pas tij ndoshta fshihet nje qellim edhe me i erret. Shkarkimi yne ndodh pikerisht kur fushata zgjedhore ka afruar, dhe synon keqperdorimin e IEVP-ve nga partite politike, duke rrezikuar me kete akt dhe sigurine kombetare. Ne do te vazhdojme te ndjekim rrugen ligjore per te vene ne vend dinjitetin tone, duke kallezuar penalisht Ministrin e Drejtesise dhe Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve.”, shkruhet në deklaratë. (J.V/Shuplaak)