Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte në një takim me banorët e Hasit, mirëpo siç duket këta nuk e kanë pritur kreun e qeverisë ashtu siç do e dëshironte ai. Në mes të turmës, përveç flamurit kuq e zi shihen edhe të tjerë flamuj të PD-së. Më shumë të zë syri ngjyrën blu, madje ngjyrën violë të PS-së zor se ta zë syri gjëkundi.
Në këtë takim kryeministri Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, socialist dhe demokratë që të votojnë atë, pasi sipas tij vetëm kështu nuk do bllokohet puna e bërë deri më tani. Për më tepër, ai ka bërë thirrje që askush të mos votojë partitë e vogla, pasi sipas tij ato nuk përfaqësojnë interest e popullit.
“Mos votoni partitë e vogla. Janë parti të krijuara për interesa që s’kanë lidhje me interesat tuaja, janë parti që pengojnë timonin.
E kanë bërë të pamundur që ne t’i hyjmë një reforme rrënjësore në administratë të pastrojmë kërpudhat.
Na jepni besimin që të bëjmë më shumë punë, na ndihmoni që t’ju ndihmojmë shumëfish.
Ju ftojmë të fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Rrofshin socialistët dhe demokratët e Hasit. Imagjino sa bukur do jetë sheshi kur të zbresin edhe ata dhe të jemi të gjithë bashkë.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)