Teksa fliste nga takimi elektoral i PD sot pasdite në kryeqytet, Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i njëmbëdhjeti në listën e kandidatëve për deputetë të Tiranës e ka nisur fjalën e tij para qytetarëve duke kujtuar mesazhin e fundit të Astrit Patozit në rrjetet sociale, i lënë jashtë listave të kandidatëve.
Shehi tha se kundërshtarit politik i ka rënë morali dhe se duhet larguar njëherë e më parë.
“Sapo shkroi një miku im në Facebook, që zgjedhjet janë serioze. Përtej shakave, kemi një kundërshtar që i ka rënë morali politik. Nëqoftëse ka burra në pushtet, nëse do ishin sjellë seriozisht, të jeni të sigurt që ne sot këtu mblidheshim kot por jemi këtu se këta zotërinj na kanë dhënë një shans të madh duke gabuar përditë, jo se kemi qenë ne të pagabueshëm apo kemi qenë kristalin por se këta e kanë tepruar dhe duhet të ikin një ditë e më parë. Ne e kemi për detyrë, ne që i kemi hyrë kësaj rruge duam ta qeverisim Shqipërinë jo më mirë se këto që po e lënë sot, por edhe më mirë se e kemi qeverisur vetë. Ne do hymë në garë me veten dhe do ta fitojmë. Ju falënderoj që më kujtuat republikën e re. Përtej asaj që është një raporti i ri i institucionit me qytetarin, përtej raportit të ligjit me qytetarin, Republika e Re është një raport i ri i politikës me qytetarin, i njeriut të veshur me pushtet ndaj qytetarit”, tha Shehi. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post