Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Debat në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, duket sikur ka hapur më në fund thesin, duke zbuluar se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama janë acaruar së tepërmi. Pasi e cilësoi fajtor për kanabisin, tha se ka mashtruar shumë ndërkombëtarë, në fund zbuloi se ka disa kohë që nuk komunikon me të.
“Kur ke folur për herë të fundit me kryeministrin Rama”, ishte pyetja e Qafokut.
Meta: Nuk e di ka disa kohë
Qafoku: Që s’flisni fare, sa kohë ka?
Meta: Një javë pa komunikuar fare
Ndër të tjera Meta ka deklaruar se përgjegjësinë për drogën e mban vetëm Rama, mbi të gjitha për faktin se ka zgjehdur Tahirin në krye të ministrisë së Brendshme, pa marrë mendimin e askujt.
“Absolutisht LSI ka mbajtur të gjitha përgjegjësitë e saj, përgjegjësi për drogën ta mbajë Rama sepse zgjedhja e Tahirit si ministër i brendshëm ka qenë personale e tija, kur të gjithë Brenda PS por edhe LSI kanë shprehur pakënaqësinë. Edhe unë. Por ai tha se ai ishte i besuari i tij. Përgjegjësinë për drogën e ka vetëm Rama, asnjë përgjegjësi s’ka LSI, përgjegjësinë për futjen e personave me rekordeve në parlament e ka vetëm Rama, s’e ka LSI-ja.
Për çfarë të mbajë përgjegjësi LSI, për koncensionet?! Nuk mund të jepen fshehurazi, aty i keni të hapura. Janë dhënë në mënyrë të qartë për të gjithë ata që kuptojnë nga politika. Për Ramën gjithmonë përgjegjësinë e ka o Berisha, o Luli, o LSI-ja.”, tha Meta. (D.D/Shuplaka)