Duket se kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj kërkon që të ruajë një raport të qëndrueshëm me LSI-në. Këtë e vërtetoi dhe mbledhja e djeshme në Këshillin Bashkiak ku PS dhe LSI bashkuan votat.
Po këtij qëndrimi në dukje të qetë të Veliajt i ka paraprirë edhe një kërkesë disi e çuditshme e deputetit të LSI-së Përparim Spahiu.
‘’Erion, eja me LSI, me ne do të punosh më mirë…!!’’, shkruante ai në rrjetet sociale po pa specifikuar se për cilin nga Erionët e kishte. Po me shumë gjasa për Erionin e Bashkisë dhe jo Erion Braçen.
‘’Po të merresha me politikë të madhe, dikush tjetër do thonte pse merresh me politikë të madhe, në s’kemi çerdhe, kopshte, s’kanë vende kur të luajnë fëmijët. Unë besoj që detyra e kryetarit e bashkisë nuk është të bëjë politikanin e madh, por të bëjë menaxherin e qytetit”- tha dje Veliaj.
I pyetur se si do ta menaxhojë ndikimin e politikës së madhe tek vendimarrja e Këshillit Bashkiak, ku i duhet votat e LSI-së, ai tha se shkonte shumë mirë me LSI-në, PDIU-në dhe FRD-në e Topit, e gjithashtu kërkonte konsensusin e PD-së.
“Në pjesën më të madhe unë kam një raport të shkëlqyer me LSI-në, me PDIU-në, me FRD-në sepse kam zgjedhur që në koalicionin e Këshillit Bashkiak, dhe e kam kërkuar shumë herë këtë mirëkuptim, duke kuptuar se për çfarë, për emra dëshmorësh do ndahemi. Kështu që në këtë sens gjithmonë jam prirur që të ndërtoj sa më shumë konsensus në vendimarrje. Sepse besoj që publiku vërtet i dha një mandat solid një kryetari bashkie ama kur edhi puna tek këshilli qoftë për të mbajtur edhe këtë kryetar bashkie në një sistem “check and balance”, ia besoi këtë kontroll disa partive. Më rezulton që ende pa mbushur 2 vjet, qyteti ia ka parë hajrin kësaj fryme bashkëpunimi”,-mësohet të ketë thënë Veliaj dje. (E.K/SHUPLAKA)