Trajneri më i famshëm me origjinë shqiptare, Besnik Hasi, ka treguar se zgjodhi të drejtojë kmpionët grekë të Olimpiakosit sepse kjo skuadër ka objektiva të mëdha.
“Pas takimit që bëra me presidentin e skuadrës, më ka dhënë dy arsye pse ai donte të më besonte stolin e Olympiakosit. U ndjeva i lumtur për besimin që kishte tek unë”, tha Hasi për voetbalkrant.com.
Ai ka thënë se klubi grek i ka bërë të qartë se do të fitojë titullin në kampionatin grek, kupën e ligës dhe të shkojë sa më lart në Europë.
“Unë e di që presioni është i madh, pasi synimet e Olympiacosit janë të larta. Më është bërë e qartë se duhet të fitoj patjetër titullin kampion në Greqi, gjithashtu Kupën e Ligës dhe të shkoj sa më lart të jetë e mundur në Champions. Këtë presion e kam pasur edhe me Anderlehtin dhe ia kam dalë”, ka thënë ai.
Trajneri gjakovar ka qenë ndër temat kryesore në shtypin grek pas lajmit se ai do marrë drejtimin e kampionëve të Greqisë.
Besnik Hasi ka arritur të shpallet kampion me skuadrën e Anderlehtit në kampionatin belg dhe ka drejtuar edhe Legia warshawën, të cilën e kualifikoi pas 20 viteve në Ligën e Kampionëve. (B.H/Shuplaka)