Kukësi me sa duket do tentojë të kalojë më çdo kusht kalimin e turit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe objektivi kryesor është faza e grupeve në Europa League.
Për të shkuar kaq larg, duhen blerje cilësore. Në këtë drejtim, Kukësi ka arritur marrëveshje me një futbollist të nivelit të lartë.
Bëhet fjalë për Vinicius Araujo, i cili ka qenë pjesë e Valencias që në moshë të re, madje në sezonin 2013-2014 ka qenë pjesë e ekipit të parë të gjigantit spanjoll, duke luajtur 6 ndeshje.
Pas atij sezoni spanjollët e dhanë borxh në Belgjikë te Standardi i Lieg, e më pas te Cruzeiro, e së fundi e lanë të lirë dhe aktualisht është pjesë Recreativo Huesca, në ligën e dytë të Spanjës.
Sipas “Panorama Sport”, Prej ditësh, drejtuesit e Kukësit po negociojnë me menaxherin e lojtarit, ku palët kanë folur dhe për detajet, me të cilat kanë rënë dakord. Shumë shpejt do të vijë dhe zyrtarizimi i këtij transferimi të bujshëm i ish-lojtarit të Valencias.
Kampionët e Shqipërisë janë në kërkim të lojtarëve me nivel të lartë për të përballuar ndeshjet e Europës.(B.H/Shuplaka)