Të shumta janë zërat për sa i takon listave për kandidat në zgjedhjet elektorale, si në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Bëhet fjalë për Xhyljeta Gërxhalliu dhe është në lista e partisë së Ramush Haradinaj, kandidate për t’u bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës
Karriera e saj ka nisur si një balerinë në videoklipet e këngëtarëve të njohur dhe bashkëpunimin me këngëtarin e njohur Gena.
Gërxhalliu ka kërcyer nëpër disa videoklipe dhe ka realizuar bashkë me Genën një videoklip, por ditën e diele do të votohet për të si përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). (S.SH/SHuplaka)