Kandidati për deputet i LSI në kryeqytet, Ralf Gjoni i ftuar në Ora News tha se nëse për Ramën shqetësim është “tepsia” për vende pune, për të shqetësim është “tepsia” e drogës.
Sipas Gjonit, droga mbetet shqetësimi kryesor në vend dhe këtë shqetësim PD e harroi brenda tre orësh.
Pjesë nga fjala e Gjonit:
Sepse neve kemi këtë (programin e LSI), ndërsa ata kanë vetëm xhelozinë. Tremben nga rritja e LSI-së. Çdo shqiptar e kupton që kur sulmon dikë do të thotë se e ke frikë. Janë shumë të shqetësuar nga rritja e LSI-së, sepse kjo u shkakton disa dëme të frikshme këtyre forcave politike. Shqiptarët duhet ta kuptojnë sot, po flasim për institucionalizimin e një shteti oligark në Shqipëri nëse shqiptarët nuk votojnë programin e LSI më 25 qershor.
Nëse Rama flet për tepsi vende pune, unë kam shumë dëshirë të flas për tepsi droge. Shqipëria duhet të eci përpara përmes punësimit të njerëzve dhe jo përmes punësimi sezonal agrokulturor me mbjelljen dhe kultivimin e hashashit. Fatkeqësisht, Shqipëria po shkon përpara përmes kësaj skeme.
Jo pa qëllim, LSI mbështeti tezën dhe shqetësimet e Partisë Demokratike gjatë kohëve të protestës, të tendës, të çadrës së lirisë. E mbani mend besoj? Edhe mua më kujtohet. E mbani mend se si ne mbështetëm kauzën e votës së lirë dhe shqetësimin e drogës dhe parave të pista që qarkullojnë, shqetësim që PD e harroi brenda tre orëve.
Unë e kam ende këtë shqetësim. Unë ende shoh që shqetësimi i drogës është ende një nga shqetësimet e ekonomisë dhe mund të prekë edhe zgjedhjet më 25 qershor. Më besoni që është me përmasa të frikshme çfarë po synohet të instalohet në Shqipëri.
(M.D/Shuplaka)