Nëse qytetarët e qarkut të Elbasanit do të votonin sot, PS do të dilte forcë e parë në këtë qark me 49.5% të votave.
Rezultatet e sondazhit nga IPR Marketing e nxjerrin këtë parti me një rritje edhe nga 2013 ku kishte marrë 43.3%. E përthyer në numër mandatesh, PS merr 7 deputetë.
PD pozicionohet e dyta me 29.5% të votave nga 27% që kishte marrë në 2013, duke marrë katër mandate deputetësh.
LSI sipas sondazhit shënon rënie në Elbasan. Ka marrë 10% të votave nga 10.6% në 2013 ose 1-2 mandate deputetësh. PDIU ka marrë 5.5% të votave nga 7.0 në 2013 dhe lufton për një mandat deputeti.
LIBRA e Blushit në këtë qark ka marrë 3% të votave dhe lufton për një mandat.
Poshtë pragut pozicionohen të gjitha partitë e tjera elektorale.
(M.D/Shuplaka)