16:36 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Granata në makinë, çfarë tha në Polici drejtuesi i mjetit (DETAJET)

09:59 | 08/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I thyejnë xhamat makinës dhe i fusin brenda granatën, ngjarja e rëndë në Tiranë

Ditën e djeshme 36-vjeçarit Erjon Haxhiu i thyen xhamat e makinës dhe i vendosën brenda saj granatë.

 Megjithëse nuk ka plasur, pasi sipas Policisë bëhet fjalë për një granatë mësimore, ngjarja është konsideruar si kërcënim për pronarin e mjetit dhe është regjistruar procedim penal për “kanosje” e “shkatërrim prone”.

Ai e kishte parkuar makinën e tij tip “Volksëagen”, para shtëpisë, në zonën e Laprakës. Kur ka dalë në mëngjes për të shkuar në punë, ka konstatuar të thyer xhamin trekëndësh të makinës. Duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë vjedhje të mundshme, ai ka nisur të kontrollojë brenda automjetit, por aty ka gjetur një granatë. Menjëherë ka telefonuar në sallën operative duke denoncuar ngjarjen.

Aty kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.3, që kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa më pas kanë mbërritur edhe ekspertët xhenierë të RENEAs, për të bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës. Pas veprimeve që kanë kryer ekspertët, është konstatuar se objekti i gjetur brenda automjetit të 36-vjeçarit ishte një granatë mësimore.

I dëmtuari është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë, për ndonjë dyshim të mundshëm rreth autorëve të ngjarjes dhe nëse kishte apo jo probleme me njeri.

Erjon Haxhiu ka mohuar të ketë probleme apo të ketë marrë kërcënime më parë. Ai ka deklaruar se ngjarja mund të jetë edhe ndonjë ngatërresë e mundshme, pasi pranë mjetit të tij kanë qenë të parkuara edhe makina të tjera gjatë natës.

Megjithatë, Policia nuk ka përjashtuar mundësinë e ndonjë kërcënimi ndaj 36- vjeçarit, pavarësisht se ai vetë e ka mohuar. Policia e Tiranës tha zyrtarisht se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Ndërsa po verifikohen kamerat e sigurisë në bizneset pranë vendit të ngjarjes. (E.K/Shuplaka)

 

Etiketa: granatagranate ne makinemjeti
Pas

Paslindja, 80% e nënave kanë nevojë për këshillim psikologjik

Para

Shpërthim në Kiev, në shënjestër ambasada amerikane

Para
Shpërthim në Kiev, në shënjestër ambasada amerikane

Shpërthim në Kiev, në shënjestër ambasada amerikane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

Miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut

“Shqipen e fliste si një AI i pakolauduar”, Rama batuta me eksperten e IT: La në SHBA një nga kompanitë më të mëdha të botës, për të punuar këtu

Trump kërkon transparencë për dosjen Epstein, publikimi i dëshmive me vendim gjykate

Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kancelari gjerman kritika Izraelit: Ajo që po ndodh në Gaza e papranueshme

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Gjetet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.