Me bashkëpunimin e mundshëm PS-PD pas zgjedhjeve të 25 Qershorit kanë filluar të qarkullojnë edhe termat e rinj sesi do të quhet aleanca. Madje në këtë lëmsh janë përfshirë edhe disa nga njerëzit e medias dhe analistët.
‘’4 VITET QË VIJNË: REPUBLIKA E RE E RILINDUR !!’’, këtë mendim ka moderator Edi Oga. Sigurisht që edhe pse në formën e ironisë nuk do të ishte keq të merrej parasysh.
Nga ana tjetër më gjatë është ndalur në analizën e tij Ilir Barbaramo. Ai kujton edhe lapsusin e Alibeajt nga Mallakastra që e quante kreun e PD-së “projektuesin e Rilindjes”.
‘’Të gjithë e dinë se Republika e Rilindjes do ketë mjaftueshmërisht vota për të krijuar qeverinë dhe për të ndryshuar Kushtetutën. Boceti i qeverisjes së nesërme është kabineti aktual, I krijuar me pretendimin për garanci për zgjedhje dhe në vend të marrjes së postit të drejtorit të përgjithshëm të policisë përfundoi tek një ndarje placke . Dhe nëse citojmë Bashën e çadrës “zhagia” më e rëndë është ajo me tenderat 1 miliardë euro në vit të OSHEE.
Nuk ia vlen fare të përmendet lapsusi frojdian që bëri sot me naivitet Alibeaj , i cili për hir të vërtetës nuk është shquar për “zhage”, kur në miting ju drejtua Bashës “arkitekt i Rilindjes”. Jo’’, shkruan ndër të tjera Barbaramo në analizën e tij.
Deri në vendosjen e fateve të aleancës paszgjedhore jemi të hapur ndaj propozimeve të tjera për “pagëzimin” e aleancës. (E.K/SHUPLAKA)