20:24 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Banka Botërore: Jetëgjatësia e shqiptarëve e rritur me 15 vite në gjysmë shekulli

17:16 | 08/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqiptarët, punonjësit më të pamotivuar në Europë, gjinia femërore më pesimiste

Edhe pse mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme si në vitet 1960, ku ndotja dhe mungesa e sigurisë ushqimore nuk kanë qenë në këtë masë se sa sot, shqiptarët janë bërë më jetë gjatë.

Edhe pse disa sëmundje me natyre kancerogjene janë shtuar, për disa të tjera duket se, mjekësia ka përparuar duke e rritur jetëgjatësinë e shqiptarëve në një gjysmë shekulli me 15.8 vite.

Banka Botërore në statistikat e saj për Shqipërinë ka gjetur se në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik thotë jetëgjatësia në Shqipëri për vitin 2012 ishte më e ulëta në rajon për femrat (75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi, e cila kishte jetëgjatësinë më të lartë në rajon për femrat).

Për sa i përket jetëgjatësisë për meshkujt, në vitin 2012, shifra më ulët haset në Serbi (72 vjeç) e ndjekur nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi (73 vjeç).

Disa evidenca nga baza e të dhënave të OBSH-së (Healthfor All database) tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor.

Megjithatë raporti i ISHP shpreh nevojën për një regjistrim më cilësor të të dhënave shëndetësore në Shqipëri, sidomos për vdekshmërinë dhe shkaqet e vdekjeve P.sh., një ndryshim pesëvjeçar në jetëgjatësinë e pritshme është baraz me një rrezik vdekshmërie dyfish më të lartë në çdo grupmoshë.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT, 2014), jetëgjatësia e pritshme në lindje në Shqipëri në vitin 2013 ishte 76.0 vjeç për meshkujt dhe 80.3 vjeç për femrat. Në dekadën e kaluar, vihet re një rritje e qëndrueshme për të dy gjinitë. Megjithatë, gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat./ Revista Monitor

Etiketa: Banka Boterorejetegjatesiaraport
Pas

Sportistët më të paguar në botë të futbollit 2017: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi kryesojnë listen

Para

Policia i rikthehet monitorimit nga ajri, ngre helikopterin mbi Shkodër për drogën (VIDEO)

Para
Policia i rikthehet monitorimit nga ajri, ngre helikopterin mbi Shkodër për drogën (VIDEO)

Policia i rikthehet monitorimit nga ajri, ngre helikopterin mbi Shkodër për drogën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

Shadmani vritet në sulmet ajrore, Irani konfirmon humbjen e komandantit të lartë

Aksident në Peqin–Elbasan/ Makina bie nga ura në aksident të rëndë, policia heton shkaqet

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore iraniane, SHBA forcon masat kundër terrorizmit

Tirana pret samitin e NATO-s në 2027, vendimi i aleatëve është unanim

“Burri im lufton për Ukrainën”, Trump reagon i prekur dhe premton ndihmë ushtarake

Sea Watch publikon pamjet: Trupa të pajetë në largësi të brigjeve libiane

Fluturimet shtohen ndjeshëm, hapësira ajrore shqiptare po kthehet në burim ekonomie

Ndërhyrje në kohë e policisë, shpëtohet turisti i dëmtuar në Valbonë

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.