Përveç helmimit të dhjetërave njerëzve, në Peshkopi sot ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë. Një aksident ka ndodhur pranë kryqëzimit të Bolonjës, ku janë përplasur një automjet tip “Ford Fiesta” si edhe një motor.
Mësohet se Fordi ka goditur me parakolp shoferin e motorit, duke i shkaktuar plagë të rënda në krahë dhe këmbë.
“Ora News” ka publikuar një foto nga ky aksident, ku personi i aksidentuar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, shihet pa kaskë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)