Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm elektoral në Delvinë, ka sulmuar ashpër Vangjel Dulen dhe Dashamir Tahirin, të cilët në këto zgjedhje kandidojnë për Partinë Demokratike.
“Përse vajti Dulja te PD, për një sardele. Për të ngrënë sardelen e vet. I dhamë nënkryetarin e Parlamentit Dules. Për herë të parë në historinë e pluralizmit kishin kryetarin, del Shpëtim Idrizi bëhet kryetar Kuvendi, jep dorëheqjen Dulja. Kurrë nuk bashkëjetoj thotë ai me ata komunistë. Kur na vjen tani me Dashin e Havasë, bashkë të dy, Dulja dhe Dashi i Havasë. Vijnë me bluzën e Saliut bashkë. Dulja thotë, votoni PD që të fitojë Dashi, se Dulja nuk është i sigurt që nuk fiton. Thotë voto PD, minoritarët tani duhet ta hajnë dy herë sardelen, edhe të votojnë Saliun edhe Dashin e Havasë. Të heqin mendjen e kokës këta, patriotët e Çamërisë. Votoni Dulen se dua të dal edhe unë në Parlament. Kjo ka lidhje me tepsinë dhe jo Çamërinë.
Janë sardele, barbunë, oktapodë, sepje dhe përpara. Prandaj them, ju s’keni faj se nuk i njihni. Unë i njoh mirë. Më ka kërkuar një gozhdë Dulja për ta ngulur në minoritet, aman patjetër se ka nevojë partia, janë njerëzit tanë, kanë luftuar. Me kë luftuan? Me karkalecin. Edhe analistët dalin, janë histori më vete, edhe ata te tepsia e kanë.”, thotë Rama. (D.D/Shuplaka)