Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një takimi me qytetarët e Kombinatit në Tiranë u ka kujtuar atyre ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Basha u shpreh se Tahriri e ka mbajtur Kombinatin përdhunushëm nën thundrën e tij, duke e cilësuar atë si trafikant dhe mashë e Ramës, madje shtoi se e ka mbushur Kombinatin me drogë.
“Jemi në Kombinat i cili u mbajt përdhunshëm nën thundrën e një trafikanti që u bë ministër, mashë e Edi Ramës. E mbushi vendin me drogë. Saimir Tahiri është emblema e dështimit dhe kriminalizimit total të Shqipërisë. E vetmja arritje e Ramës në 4 vite. Jemi në Kombinatin e papunë, në gjendje të rënduar ekonomike, me taksa të larta, fatura të larta”, tha Basha. (S.Sh/Shuplaka)