Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu është shprehur mjaft ashpër kundër kryeministrit Edi rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Pasi deklaroi se në këto zgjedhje LSI do dalë forcë e parë dhe PS dhe PD do dalin parti opozitare, ai përdori edhe një batutë duke iu referuar filmit të vjetër shqiptar “Flutura në kabinën time”.
“Unë po them që punën e timonierit nuk e bën dot, pasagjerit është punë tjetër. Kjo i takon Petrit Vasilit për ta diskutuar. Por koha e timonierëve ka mbaruar siç tha Luan Rama-Flutura në kabinën time.
Së pari mos mendon se zoti Basha mban çdo premtim, tha se do ta rrëzonte madje arrestonte Ramën kur ishte në çadër dhe u kënaq me OSHEE-në, mori edhe 8 ministrat që zbatojnë porositë e Engjëll Agaçit, 8 flutura në zyrën e kryeministrit.”, tha Meta. Ndërsa kreun e opozitës e cilësoi si një flutur më shumë në zyrën e kryeministrit. (D.D/Shuplaka)