Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në “Arena” u shpreh pas zgjedhjeve të 25 qershorit askush nuk do të dëshironte të bënte koalicion me Edi Ramën.
Pjesë nga fjala e Abilekajt:
Kemi një dalje vetëm në zgjedhje. I vetmi njeri që nuk ka asnjë aleat potencial sot është Edi Rama. Nga të gjitha forcat politike që ne kemi, tendenca për të bërë një koalicion pas zgjedhor me Edi Ramën është shumë më e vogël. Kemi një koalicion anti-rilindje shumë të madh.
LSI e para që e ndjen veten të sulmuar e sheh pikërisht sepse Rama duke sulmuar në kuptimin e votave, sepse pas zgjedhjeve ai i tha dje Metës që ka jetë edhe pas zgjedhjeve.
Është e natyrshme për Ramën që t’i harrojë sulmet menjëherë. LSI nuk është e gatshme të bëjë koalicion me Ramën nga përvoja 4 vjeçare. Të njëjtën gjë mendoj për LIBRA-n, i cili më parë se me Ramën do të bënte koalicion me Bashën dhe LSI-në. Të njëjtën gjë mendoj edhe për Shpëtim Idrizin.
Pavarësisht se bëri një marrëveshje me Ramën në 2015, nuk u zbatua kurrë. Zt. Milo e provoi në 2013 kur firmosi një dokument që e hartoi Edi Rama. Ai nuk zbatoi dokumentin që e hartoi vetë. (M.D/Shuplaka)