Televizioni prestigjioz i Katarit, Al Jazeera ka pësuar një sulm kibernetik në internet, pasi lajmit të transmetuar se do të ruajnë pavarësinë e tyre editoriale.
Sipas “Daily Mail”, të gjitha rrjetet e televizionit janë vënë nën sulm kibernetik në të gjitha sistemet dhe platformat e tij sociale.
Televizioni thotë se ndodhen në sulme të vazhdueshme të piraterisë online platformat e saj digjitale, por se këto sulme nuk kanë kompromentuar ende platformat e tyre.
Sulmi vjen ndërkohë që televizioni është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera përmes raportimeve të saj.
Drejtori i përgjithshëm i rrjetit Mostefa Souag i hodhi poshtë këto akuza të enjten.
“Të gjitha këto fjalë për Jazeera që ndërhyjnë në çështjet e vendeve të tjera janë të pakuptimta. Ne nuk ndërhyjmë në biznesin e askujt, ne vetëm raportojmë. Politika editoriale e Al Jazeera do të vazhdojë e njëjta pavarësisht se çfarë ndodh me këtë ngjarje”, tha ai. (M.D/Shuplaka)