22:12 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Reagon avokati i Trump pas akuzave të ish-shefit të FBI-së: Presidenti s’ka kërkuar që të pushohet asnjë çështje hetimore

23:19 | 08/06/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon avokati i Trump pas akuzave të ish-shefit të FBI-së: Presidenti s’ka kërkuar  që të pushohet asnjë çështje hetimore

Marc E. Kasowitz of Kasowitz, Benson, Torres & Friedman.

Pas dëshmisë së ish-shefit të FBI-së, James Comey, i cili deklaroi se Donald Trump i ka kërkuar atij besnikëri gjatë bisedave që të dy ata kanë patur në Shtëpinë e Bardhë lidhur me hetimet e kësaj agjencie për disa zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të administratës, vjen një reagim nga avokati i Trump. 

Deklaratë e Comeyt e bërë dje pasdite, pak orë pas një seance të mëparshme të Komisionit të Zbulimit, në të cilën Drejtori i Zbulimit Kombëtar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Inteligjencës refuzuan t’u përgjigjen pyetjeve të senatorëve rreth zotit Comey dhe hetimeve për Rusinë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i avokatit të Presidentit Trump, Mark Kasowitz.

Përfaqësuesi ligjor i liderit të Uashingtonit ka mohuar deklaratat e forta të ish-numrit një të Byrosë Federale të Investigimit, duke thënë se Presidenti nuk ka kërkuar asnjëherë që të pushohet ndonjë çështje hetimore.

 Avokati i Trump ka mohuar dëshminë e Comeyt sa i përket procesit investigativ që kishte nisur për ish-këshilltarin e çështjeve të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn.

Gjithashtu, sipas Mark Kasowitz, Presidenti amerikan nuk ka kërkuar as për besnikërinë e James Comey.

Avokati i Trump tha se ish-shefi i FBI-së ka zbuluar informacione në mënyrë të pa-autorizuar.(S.SH/Shuplaka) 

 

Etiketa: ish-shefi i FBIMark Kasowitztrump
Pas

Sulm kibernetik ndaj televizionit të Katarit “Al Jazeera”

Para

Lojërat ushtarake të fëmijëve në Korenë e Veriut (FOTO)

Para
Lojërat ushtarake të fëmijëve në Korenë e Veriut (FOTO)

Lojërat ushtarake të fëmijëve në Korenë e Veriut (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.