Në Greqi është shkatërruar banda e drogës e cila drejtohej nga një shqiptar. Policia greke ka arrestuar së fundi 10 shqiptarë dhe 1 shtetas grek. po kështu është identifikuar edhe koka e bandës, një shqiptar 32 vjeçarar që aktualisht ndodhet në Shqipëri.
Sipas policisë, shqiptarët janë të moshës 22-40 vjec, kurse shtetasi grek 30-vjec.
Ndërkohë është zbardhur edhe mënyra se si funksiononte rrjeti i trafikut. Koka e bandës, shqiptari 32 vjeçar e dërgonte kanabisin dhe kokainën nga Shqipëria në Greqi, fillimisht në Athinë. Aty drogën e merrte në dorëzim vëllai i tij, me moshë 24 vjeç, i cili e shpërndante te anëtërt e tjerë të rrjetit dhe më pas shitej. (J.V/Shuplaka)