Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, ka një mesazh për të gjithë të përzgjedhurit e programit të Lotarisë Amerikane.
Teksa i fton të përzgjedhurit që të ndjekin këshillat, udhëzimet, pyetjet e shtruara shpesh, shprehet se përpara aplikimit për vizë nevojitet një kontroll i kritereve kualifikuese mbi arsimin apo përvojën e punës.
Kjo për shkak se sipas ambasadës, jo të gjitha dëftesat e shkollave të mesme kualifikohen.
“Ju uroj një të premte plot diell! Keni aplikuar për programin e Lotarisë? Keni rezultuar i përzgjedhur? Vizitoni faqen tonë të internetit: https://go.usa.gov/xNmVn për këshilla, udhëzime dhe pyetje të shtruara shpesh. Përpara se të aplikoni për vizë, sigurohuni që të kontrolloni kriteret kualifkuese mbi arsimin ose mbi përvojën e punës – jo të gjitha dëftesat e shkollave të mesme kualifikohen! Mirëpres pyetjet tuaja!”, shkruhet në njoftim.
(XH.A/SHUPLAKA)