Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Elbasani ka rrëfyer kohën kur ishte student në Holandë dhe gatuante në dhomë. Basha tha se ai ishte një guzhunier i mirë dhe gatuante ushqime nga më të ndryshmet duke përfshirë spageti e rizoto, kurse shoku i tij i dhomës, ish- deputeti Eris Hoxha nuk dinte të skuqte dy vezë. Basha thekson se kjo nuk është arsyeja përse nuk është në listën e deputetëve pasi di të bëjë gjëra shumë më të mira.
“Edhe unë kur kam qenë student gatuaja dhe s’kam qenë i keq, spageti, peperoncini, add sugar, melanzane, i kam qarë, edhe orizi me brokoli dhe me pulë. Gjëra të tilla. Nuk është për tu tallur se shoku im i dhomës Eris Hoxha nuk dinte me skuq dy vezë. Dy vezë nuk dinte me skuq. Si? Ah t’i s’di me i zi?! Ky s’dinte me i skuq. Ia nxora të palarat Eris Hoxhës. E njihni Erisin apo jo?! Nuk është kjo arsyeja përse nuk është në listën e deputetëve sigurisht, di të bëjë gjëra shumë më të mira. Ndoshta ka mësuar edhe me skuq vezët”, tha Basha. (J.V/Shuplaka)