02:07 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sadiku: Një fitore me Izrealin ndryshon gjithçka, De Biazi na la vetëm

16:47 | 09/06/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sadiku: Një fitore me Izrealin ndryshon gjithçka, De Biazi na la vetëm

Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares shqiptare, në një konferencë për mediat para ndeshjes me Izraelin ka folur me detaje për situatën që po kalon ekipi kuqezi. Sipas situata nuk është më e mira, por me një fitore të dielën gjithçka mund të ndryshojë.

Ai u shpreh se do të ishte i lumtur nëse De Biazi zgjedh të luajë me dy sulmuesë pasi partneriteti me Cikalleshin ka krijuar gjithmonë rezultat. Ndërsa për t’u veçuar ishte ajo që tha për De Biazin i cili sipas Sadikut pas ndeshjes së humbur kundër Luksemburgut e la vetëm ekipin në dhomat e zhveshjes.

Pjesë nga fjala e Sadikut:

 Ne u mblodhëm pas Luksemburgut të gjithë dhe folëm me njëri-tjetrin, i shprehem mendimet që kishim sepse s’mund ta pranojmë të na mundë një skuadër e vogël si Luksemburgu. Ne jemi ekip që kemi luajtur në Europian. E dimë që kemi kualitet, folëm dhe kjo ndoshta ishte thelbi i bisedës që ka pak eufori në grup.

Duhet të jemi më shumë agresivë për t’u kthyer te rezultatet pozitive. Kjo ndeshje me Izraelin është shumë e bukur për të bërë kthesën, për ta marrë sërish gjendjen në dorë. Na kanë mundur Spanja, Italia dhe Izraeli, ndërsa në miqësore kemi provuar lojtarë të rinj. Vetëm ndeshjen me Izraelin nuk duhet ta kishim humbur.

Pas Luksemburgut trajneri na la vetëm, folëm me çunat dhe te gjithë ishim në një mendim që nuk është faji i trajnerit por problemi qëndron te ne. Të shkojmë në Izrael dhe të luajmë siç kemi luajtur më parë dhe çdo gjë kthehet si më parë, të gjithë do flasin që kombëtarja jonë u kthye. Duhet të luajmë si grup, si në ndeshjet e Europianit, si në kualifikueset e kaluara apo si me Maqedoninë.

Nëse në Izrael japim 100%, atëherë s’ka shans që të dalim pa pikë. Trajneri tha të vërteten që na takon neve të gjejmë forcat brenda vetes sepse trajneri ka qënë gjithnjë i njëjti, nuk ka lëshuar në ndonjë moment. Këtu para disa ditësh nuk bëmë mirë në stërvitje dhe na ka folur, të gjithë ulëm kokën dhe nuk thamë asgjë sepse kishte të drejtë për çdo gjë.”
(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Futbollsport
Pas

Nuk janë të vetmit simpatikë, njihuni me vëllanë e Robertit dhe Patrisit

Para

Partizani mendon për sezonin e ardhshëm, nënshkruan marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Teutës

Para
Sadiku: Një fitore me Izrealin ndryshon gjithçka, De Biazi na la vetëm

Partizani mendon për sezonin e ardhshëm, nënshkruan marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Teutës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.