Ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi, një ditë më parë pezulloi nga detyra sekretaren e këtij dikasteri, mirëpo sot Juliana Hoxha e ka fituar betejen ligjore kundër tij.
Departamenti i Administratës Publike e ka konsideruar urdhrin e pezullimit të Sekretares së Përgjithshme si tejkalim të kompetencave ligjore të kreut të drejtësisë.
Ministri Bardhi deklaronte se Sekretarja e Përgjithshme ka ushtuar detyrën në kundërshtim me ligjin e nëpunësit civil.
Sipas tij, ajo ushtron funksionon në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë. Për këtë arsye, ministri Bardhi informoi zyrtarisht Kryeministrin.
Mirëpo sipas DAP, sekretarja është konform ligjit dhe e refuzoi kërkesën e Ministrit. (D.D/Shuplaka)