Nje vajze e re nga qyteti i Elbasanit është në hetim në gjendje të lirë, pasi një ditë më parë, Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për të.
Ajo është shtetasja me iniciale K.K, 28 vjeçe, banuese në Elbasan, shkruan Panorama.
Emri i saj nuk jepet i plotë, por sipas policisë dyshohet se në vitin 2016 ajo shtetases S.T vjeç 24, banuese në Belsh, me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh, për një vend pune në administratën shtetërore.
Mësohet se ajo merrte shuma të konsiderueshme duke premtuar vende pune. (M.D/Shuplaka)