Instituti i Studimeve Politike ka publikuar sot zonat e riskut elektoral për zgjedhjet 2017. Janë analizuar kandidatët, partitë, stafet elektorale, rezultatet në vite, specifikat e zgjedhjeve në secilën bashki, problematikat lokale dhe në fund.
Si bashkim i të gjithë treguesve është bërë renditja e zonave me riskun më të lartë elektoral.
Studimi është bazuar në treguesit e cilësisë së kandidatëve, ekzistencës së kandidatëve me rekorde negative, në nivelin e rivalitetit midis partive në zonë, në qenien ose jo bastion, në rolin e kandidatëve/biznesmenëve aktiv në zonë, në numrin minimal të votave për mandatet përcaktuese, në synimin e fortë politik për një mandat, në konfliktet e ndryshme lokale, në specifikat e zonës dhe në probleme në zgjedhjet e mëparshme.
Sipas saj, ekzistojnë një sërë faktorësh që e bëjnë pesimiste situatën për pritshmëritë për standarde më të larta zgjedhore dhe që e bëjnë hartën e riskut elektoral aktuale dhe me potencial të madh realist.
Kryesojnë zona e Peshkopisë në Dibër, zona e Elbasanit, zona e Shkodrës, zona e Durrësit, Kukës, Peqin, Laç, Kavajë, Kamzë, Fier, Lezhë, Shijak, etj.
Në fund të listës, me shanse minimale për zona të riskut elektoral janë Mirdita, Divjakë, Vorë, Delvinë, Gramsh, Patos, Devoll, Kolonjë, Himarë, Përmet, Pustec. (M.D/Shuplaka)