18:52 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Juliana Hoxha fitoi betejën e parë ligjore, Ministri i Drejtësisë vazhdon “luftën”: Pse s’mund të rikthehet në punë, gati dy padi

19:24 | 09/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i Drejtësisë e pezullon nga detyra, sekretarja fiton betejën ligjore

Pas vendimit të Departamentit të Administratës Publike për të rikthyer në punë sekretaren Juliana Hoxha, e cila u pezullua nga puna një ditë më parë, ka reaguar Ministria e Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë zyrtarisht dhe nuk pret asnjë vendimmarrje nga Departamenti i Administratës Publike, i cili nuk ka asnjë autoritet për të kontrolluar dhe verifikuar urdhrat e Ministrit të Drejtësisë.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së drejtuar nga Gazmend Bardhi.

Departamenti i Administratës Publike e ka konsideruar urdhrin e pezullimit të Sekretares së Përgjithshme si tejkalim të kompetencave ligjore të kreut të drejtësisë.

Ministri Bardhi deklaronte  se Sekretarja e Përgjithshme ka ushtuar detyrën në kundërshtim me ligjin e nëpunësit civil.

Sipas tij, ajo ushtron funksionon në kundërshtim flagrant me ligjin, që nga data 29 Prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë. Për këtë arsye, ministri Bardhi informoi zyrtarisht Kryeministrin.

Mirëpo sipas DAP, sekretarja është konform ligjit dhe e refuzoi kërkesën e Ministrit.

REAGIMI
Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë zyrtarisht dhe nuk pret asnjë vendimmarrje nga Departamenti i Administratës Publike, i cili nuk ka asnjë autoritet për të kontrolluar dhe verifikuar urdhrat e Ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë ka pritur në përputhje me ligjin, përgjigje nga Departamenti i Administratës Publike, deri në momentin e hyrjes në fuqi tëvendimit nr. 437/2017 të Këshillit të Ministrave, i cili ngarkon titullarin eministrisë për të marrë masat e pezullimit ndaj nëpunësve civilë që janëkandidatë në zgjedhje.

Departamenti i Administratës Publike është në lirinë e tij të plotë tëmbështesë paligjshmërinë në administratën publike, duke lejuar proceduratfiktive dhe të falsifikuara të kryera nga nëpunës civil. Për këtë përgjegjësiaështë individuale dhe vetëm e këtij institucioni. Por kjo sjellje nëkundërshtim flagrant me ligjin, nuk pengon Ministrin e Drejtësisë të marrëmasat e nevojshme në përputhje me Kushtetutën, ligjin për nëpunësin civildhe Kodin Zgjedhor.

Në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, me urdhrin nr. 3817, datë08.06.2017, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra tëSekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Ky urdhër është në fuqi dhe çdo palë e ineteresuar mund ta ankimojë në rrugë gjyqësore.Ministria e Drejtësisë rikonfirmon që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë sëDrejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk është kthyerdhe nuk mund të kthehet në detyrë, derisa të ketë rënë shkaku ligjor ipezullimit.

Gjithashtu, bëjmë me dije se për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit, Ministri i Drejtësisë ka nisur procedurat e lirimit nga detyra të Sekretarit tëPërgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe po përgatit kallzim penal ndaj Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike dhe znj.Juliana Hoxha.

Etiketa: DAPgazmend bardhiJuliana Hoxhaministria e drejtesise
Pas

Del harta e zonave me risk elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit (TABELA)

Para

Incidenti Trump-Markoviç, Myftaraj: Trump e ngatërroi Presidentin Malazez me Edi Ramën, i kishin thënë që është i gjatë dhe i thinjur

Para
Incidenti Trump-Markoviç, Myftaraj: Trump e ngatërroi Presidentin Malazez me Edi Ramën, i kishin thënë që është i gjatë dhe i thinjur

Incidenti Trump-Markoviç, Myftaraj: Trump e ngatërroi Presidentin Malazez me Edi Ramën, i kishin thënë që është i gjatë dhe i thinjur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Avokat Sevin Serjani në Fax News: Përplasja në Kuvend, e reja dhe e vjetra s’ndryshojnë asgjë

Nis rikonstruksioni i spitalit të Traumës: Investim 2.3 miliardë lekë për modernizimin e shërbimit

Administrata Trump Sanksionon mbi 30 subjekte dhe individë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

Spiropali takime intensive në Bruksel: me Kryetarin e Senatit belg Blondel, Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.