Aksidentet e shpeshta automobilistike nuk janë një gjë e re në Shqipëri, pikërisht kjo e bën akoma më të ëndë situatën.
Një i tillë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, më saktë në fshatin Buqes në aksin rrugor Elbasan-Mollas.
Një 50-vjeçar me iniciale G.C teksa drejtonte mjetin me targa El 0763 C aksidentoi një këmbësor 21 –vjeçar me inicialet A.P.
I riu është dërguar me urgjencë në spitalin Kirurgjik Elbasan , ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i automjetit po procedohet penalisht nga policia. (D.D/Shuplaka)