Të shumta janë rastet kur gratë denoncojnë bashkëshortët e tyre për dhunë.
Mirëpo ajo që ka ndodhur në Shijak është ndryshim nga rryma. Një burrë ka marrë urdhër mbrojtje për shkak të dhunës sistematike që ushtronte ndaj tij bashkëshortja.
“Më datë 08.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.T, vjeç 48, banues në Shijak, pasi dyshohet se bashkëshortja D.T, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, thuhet ne njoftim. (S.SH/Shuplaka)