Dënimi i Arda Turan dhe largimi i tij përfundimisht nga kombëtarja turke ka bërë që të revoltohen disa futbollistë të tjerë të cilët madje kanë kërcënuar me largim.
Burak Yilmaz është ylli i radhës që me shumë gjasa nuk do të luaj fare në ndeshjen me Kosovën.
Përzgjedhësi Fatih Terim ua ka hapur dyert e largimit të gjithë të pakënaqurve dhe një gjë të tillë edhe pritet ta bëjnë.
Largimin e Turan me sa duket nuk e kanë kapërdirë lojtarët e kombëtares turke dhe kjo ka bërë që ato të ndahen në fraksione. Turan u dënua sepse goditi një gazetar turk.
Ekipi turk do të ndeshet në Shkodër kundër Kosovës më 11 qershor, e vlefshme për “Rusi 2018”. (B.H/Shuplaka)