Nga Shkodra, kryeopozitari Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për diferencime krahinore në investime dhe urrejtje patologjike për Veriun.
Basha tha se zotimet që bëri Rama për të ardhur në pushtet ishin të gjitha gënjeshtra dhe i vetmi plan i tij ishte të rriste taksat.
“Edhe ato investime infrastrukturore që gjeti i la përgjysmë”, tha Basha.
“Kishte 16 miliardë euro që i ka harxhuar, s’mendoi për të rininë e Shkodërës e Shqipërisë. E trajtoi me urrejtje patologjike e politike Shkdorën e gjithë Veriun”, u shpreh kreu i PD-së.
“Në 25 qershor do marrë fund diskriminimi krahinor, unë do jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, nga Jugu në Veri”, premtoi Basha.
“Jep llogari dhe hajde në debat po ta mbajti. Ju e dini që nuk ja mban atij”,-tha Basha nga Shkodra. (M.D/Shuplaka)