Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë turit elektoral është ndalur në qytetin e Shkodrës. Gjatë ecjes së tij ai është takuar me qytetarët nëpër kafene apo nëpër bizneset e tyre.
Mirëpo në momentin kur Basha kaloi edhe pranë një zyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai ka shkëmbyër një batutë, ku i drejtohet kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi: “Voltanë isha në Kavajë, kalova te një si kjo (drejton gishtin nga zyra e LSI-së), i pyeta ju jeni parti apo biznes? Të dyja më thanë”.
Ndërkohë Ademi dhe të tjerët që ishin pranë Bashës qeshën me batutën e kryetarit. (S.SH/Shuplaka)