Një 35-vjeçar e kërcënonte vazhdimisht përmes celularit punonjësen 25-vjeçare të Policisë, duke mos i menduar mirë pasojat që mund ta ndiqnin duke cënuar uniformat blu.
Policja e re E.Th e ka denoncuar 35-vjeçarin, i cili tanimë duhet të përballet me drejtësinë. Kjo histori mesiguri duhet t’i ketë mësuar atij, të mendohet dy herë para se të ngacmojë një femër tjetër, mbi të gjitha police.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 08.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin N.B, 35 vjeç pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ky shtetas ka kanosur dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit shtetasen E.Th, 25 vjeçe, banuese në Korçë me detyrë punonjëse policie. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)