05:25 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Berisha: Po, partitë në Shqipëri janë të kryetarëve, duhet qarkullim elitash

21:30 | 09/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Po, partitë në Shqipëri janë të kryetarëve, duhet qarkullim elitash

Ish-kryeministri Berisha në “Përballë” me Lutfi Dervishin u shpreh se në Shqipëri partitë janë kryesisht të kryetarëve dhe se elitat në parti duhet të qarkullojnë që të përmirësojnë klimën demokratike në vend. 

Pjesë nga intervista:

DERVISHI: Ato ndryshime kushtetuese (2008) forcuan pushtetin e kryetarëve të partive dhe partitë politike tek ne më shumë se organizata me program dhe statut janë parti kryetarësh.

BERISHA: Janë, ashtu është.

DERVISHI: Ju keni një përvojë të konsiderueshme në politikën shqiptare, që nga viti ’90. pyetja është pse është kaq i vështirë demokratizimi i brendshëm i partive politike në Shqipëri, duke e nisur nga Partia Demokratike.

BERISHA: E vërteta është se në tërësi partitë, në të gjithë botën, janë parti liderësh. Të themi atë që është. Natyrisht, absolutisht, institucionet e saj janë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme dhe duhet të forcohen. Por të them se nuk janë parti kryetarësh…. janë parti kryetarësh.

DERVISHI: Si kur janë të vogla, si kur janë të mëdha…

BERISHA: Parti kryetarësh janë. Po të shohësh zgjedhjet që bëhen në partitë e mëdha, Sali Berisha në 20 e ca vite është zgjedhur shumicën e rasteve, me përjashtim të një rasti me mbi 90 për qind, në të gjitha rastet e tjera nga 70-80 për qind. Unë di liderë të partive të mëdha europiane që zgjidhen me 98% sa herë votohen. Partitë e kanë këtë solidaritetin… ndonjëherë zgjedhin me aklamacion, me duartrokitje.

DERVISHI: Në Perëndim ndodh një gjë, është kjo që thoni ju, partitë, por partia që fiton zgjedhjet shkon qeveris dhe në momentin që humbet zgjedhjet nuk kthehet më i njëjti ekip në parti dhe bëhet qarkullimi i elitave.

BERISHA: Normalisht kjo është. Qarkullojnë elitat. Kjo është e drejtë dhe normalisht qarkullimi i elitave është një moment ripërtëritës për partitë, për vizionin e saj, kusht.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Sali Berisha
Pas

“Të të fus pak duart?”, pyetja e papritur e Çanit habit kryeministrin

Para

Berisha komplimenton Metën dhe e pranon: Majtist i palëkundur, më i majtë se Rama

Para
“Si ndihem në vendin e 7-të në Tiranë”, flet Berisha

Berisha komplimenton Metën dhe e pranon: Majtist i palëkundur, më i majtë se Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.